Futboll La Liga

Mina nuk mërzitet, punon fort dhe pret thirrjen e Valverdes

Lojtari shihet se ka durim dhe besim se përkushtimi i tij do të vlerësohet shumë shpejt nga trajneri. Ai luajti 90 minuta me kombëtaren e tij në miqësoret e luajtura ditë më parë ndaj Francës (2-3) dhe Australisë (0-0).

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar ka regjistruar vetëm disa minuta lojë me fanellën blaugrane, ndaj Valencias në Kupë dhe kundër Getafes në “Camp Nou”. Ai gjithashtu luajti në Supër Kupën e Katalonjës ndaj Espanyol por që pas rikuperimit të Thomas Vermaelen, lojtari nuk ka marrë asnjë mundësi nga trajneri Valverde. Por, pavarësisht kësaj, ai shpreson dhe beson që durimi i tij do të vlerësohet së shpejti, për këtë do të vazhdojë të qëndrojë te Barça.

Mina ka zhvilluar 11 ndeshje me kombëtaren kolumbiane që nga 2016-ta kur është thirrur për herë të parë dhe ka shënuar tre gola.

Related posts

Inter-Juventus, ndeshja e fundit e Gigi Buffon në “San Siro”

Sadik.Autor

PARMA-INTER/ “Zikaltërit” kalojnë në avantazh, shënon Martinez

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea mposht Sheffield dhe kualifikohet në fazën gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment