Futboll Seria A

Joao Cancelo ‘dështon’ tek Interi, gati rikthimi tek Valencia

Mediat spanjolle raportojnë se Interi ka hapur bisedime për kthimin e Joao Cancelos në Valencia muajin e ardhshëm.

Cancelo erdhi në fund të afatin veror te Nerazzurrët në një marrëveshje huazimi me mundësi blerje.

Por, anësori portugez, i cili luan zakonisht si mbrojtës i krahut të djathtë dhe nganjëherë edhe si mesfushor ka dështuar të tregojë vlerën me Interin.

 Kështu, sipas mediumit iberik Superdeporte, Interi po mendon rikthimin në Mestalla gjatë muajit janar për futbollistin portugez.

Pas nisjes së mirë të kampionatit besohet se edhe Valencia do ta mirëpriste kthimin e Cancelos pasi do t’ju ndihmonte në arritjen e objektiva.

23-vjeçari humbi dy muajt e parë të sezonit pas një lëndimi në gju dhe ka luajtur vetëm katër herë për Nerazzurrët që kur u kthye në muajin tetor.

Çmimi që Valencia kishte vendosur për blerjen permanente të Interit për Cancelon thuhet se është rreth 30 milionë euro dhe për këtë italianët po hezitojnë.

Një arsye më tepër është edhe forma e lart e mbrojtësit italian, Danilo D’Ambrosio, i cili ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Related posts

DERBI I ITALISË/ Inter-Juventus: “Zonja e vjetër” “troket” në derën e San Siros, zikaltërit i presin me mbi 60 mijë tifozë

F.autor

“KAKA I RI”/ PAQUETA flet për herë të parë si “djall”: I lumtur dhe entuziast

Isa.Autor

REAL MADRID-SEVILLA/ Pas një asist nga Rakitic, Fernando ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment