Futboll Seria A

Lajme të këqija në prag të Barça-s, dëmtohet ylli i Roma-s

Radja Nainggolan mund të mungojë në çerekfinalen e Champions League të Roma-s ndaj Barcelona-s pasi pësoi një dëmtim muskulor ndaj Bologna-s.

Nainggolan, një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, u largua duke çaluar që në minutën e 16-të të ndeshjes së Serie A, duke shtrënguar kofshën e djathtë.

Mbetet për t’u parë nëse 29-vjeçari, i cili është grumbulluar përsëri nga Roberto Martinez te Belgjika për miqësoren ndaj Arabisë Saudite, do të jetë në gjendje të mirë për t’u aktivizuar në Camp Nou të mërkurën.

Një tjetër shqetësim është anësori Cengiz Under, i cili u la pushim për ndeshjen ndaj Bologna-s pas një dëmtimi në gju të pësuar me Turqinë, megjithëse talenti pritet të jetë gati për udhëtimin në Spanjë.

Ndërkohë, golashënuesi Edin Dzeko e nisi nga stoli ndeshjes në Renato Dall’Ara, me Patrick Schick që i zuri vendin në sulm.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Nuk mjafton karantina, Juventusi kalon në “sitë” të gjithë lojtarët

Delo.autor

ZBULON PIKAT E FORTA TË EDY REJAS/ Portieri Berisha: Ju tregoj si është trajneri i ri i kombëtares

Delo.autor

LIVE/ Roma-Juventus, Florenzi kalon “Romakët” në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment