Futboll Sport

LIVERPUL APO BARÇA? Stam këshillon De Ligt-in

Më mirë Barcelona se Liverpool-i.

Ish-mbrojtësi holandez, Jaap Stam, ka folur për të ardhmen e Matthijs de Ligt, kapiteni dhe ylli i Aja x-it, dhe ka dashur t’i japë një këshillë bashkëkombësit të tij.

“Është e rëndësishme të luash”, ka thënë Stam. “De Ligt duhet të shkojë te një ekip ku do të jetë titullar. Barcelona ka treguar se ka nevojë për përforcime në mbrojtje pas humbjes së pësuar kundër Liverpool-it. Mendoj se De Ligt do të ishte një goditje e madhe për ata”.

“Do të ishte interesante ta shihnim të luftonte në një kampionat më të vështirë, javë pas jave. Flitet edhe për Liverpool-in, ku do të gjente Van Dijk, që është një yll përveçse shoku i tij i skuadrës në kombëtare”.

“Megjithatë, atje do të duhej të luftonte me dy lojtarë cilësorë si Lovren dhe Matip, nuk e di nëse do të ishte titullar menjëherë. Ai i ka cilësitë e duhura për t’u bërë menjëherë një lojtar i rëndësishëm, por në ato kampionate gjithçka bëhet më e vështirë”, ka përfunduar Stam.

 

Related posts

E BUJSHME NGA ARABIA SUDITE: Messi do të luajë në Arabi, marrëveshja ka përfunduar

F.autor

Premtoi blerje të madha/ Tifozët e Napolit masakrojnë presidentin De Laurentiis

Isa.Autor

NUK I DEL INATI ME INTERIN/ Wanda Nara “thumbon”: Icardi i ka shënuar tetë gola Juventus, ju…

Delo.autor

Leave a Comment