Futboll Seria A

Perisic zbulon arsyen e rilindjes së Interit dhe kërcënon Milan-in

Gjashtëdhjetëmijë tifozë kanë ndjekur të shtunën në drekë një tjetër fitore bindëse të zikaltërve, të dytën radhazi. Një nga protagonistët e suksesit 3-0 të marrë kundër Verona-s ka qenë Ivan Perisic, i cili ka realizuar një gol dhe ka dhënë dy asiste për Icardi-n.

“Duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na paraqiten dhe dua të falënderoj kapësin e topave që ma dha topin shumë shpejt. i them gjithmonë Mauro-s që të mos më kthejë kurrizin, sulmuesit duhet të jenë gjithmonë gati. Kemi luajtur mirë, duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë Perisic.

“Kemi punuar shumë në 2-3 javët e fundit, kemi ndryshuar taktikën, luajmë më shpejt, me më shumë vertikalizime. Shpresoj të shënoj edhe kundër Milan, për e rëndësishme është që të fitojë Inter. Duhet të përgatitemi mirë për derbin, do të jetë një ndeshje shumë e bukur, jemi gati dhe të motivuar”.

Related posts

ISHTE VAKSINUAR/ Trajneri i Serie A rezulton me Covid-19. Izolohet në shtëpi, ja emri…

Delo.autor

“TI JE M*T, DALIM JASHTË K*RVË”/ Sherri Ibrahimovic-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

Delo.autor

ËSHTË NJË “XHEVAHIR” I BARCELONËS/ Ansu Fati merr një super dhuratë, por nuk e gëzon dot… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment