Futboll Premier League

Manchester City fundos edhe Everton, përgatisin festën e titullit

Manchester City ka marrë fitoren e pestë radhazi në Premier League pasi ka mundur 3-1 Evertojn-in në javën e 31-të. Kështu, skuadra e Pep Guardiola, që kryeson kampionatin me një avantazh prej 16 pikësh ndaj United, do të ketë mundësinë ta fitojë titullin të shtunën e ardhshme pikurit në derbin me “Djajtë e Kuq”.

Takimi i luajtur në “Goodison Park” është vendosur në 45 minutat e para, me miqtë që kanë shënuar 3 gola në 37 minuta. Sanë ka zhbllokuar sfidën pas katër minutash lojes, teksa Gabriel Jesus ka dyfishuar avantazhin në të 12-ën.

Tetë minuta para se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes ka ardhur edhe goli i tretë, i rezliaur nga Sterling. Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 63-të, ka ardhur edhe goli i ngushëllimit për vendasit, që është realizuar nga Bolasie.

Manchester City do të kthehet në fushë të mërkurën në mbrëmje për t’u ndeshur me Liverpool në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

Related posts

DËMTIMI NË FYTYRË/ Tashmë edhe Manchester City do të ketë një “Zorro”

Isa.Autor

BASTET/ Anglia favorite, ja si kuotohen kombëtaret për fitimin e EURO 2020

Delo.autor

STARTON BUNDESLIGA ME BAYERN MUNICH-HERTHA BERLIN/ “Bavarezët” nisin një epokë të re (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment