Futboll

Bonucci: Nuk doja të festoja por…

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka thënë se nuk kishte dashur të festonte kundër ish-skuadrës, por e bëri një gjë të tillë pasi tifozët e fyen.

Ish-heroi i “Zonjës së vjetër” u fishkëllye dhe fye nga tifozët e Juventusi sa herë që e preku topin në ndeshjen e tij të parë në “Allianz Stadium” që prej transferimit në Milan verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

U duk gati e pashmangshme se ai do të shënonte golin që ia ndërpreu Juventusit serinë prej 959 minutave pa pësuar gol, edhe pse Milani në fund humbi 3-1.

“Ishte një ngjarje emocionale, natyrisht. Mendoj se mirëpritja ishte 50-50. Ata preferuan të më fishkëllejnë dhe i respektoj, por mendoj se kam dhënë shumë për Juventusin dhe në ato shtatë vite kam luajtur më shumë se të gjithë”, tha Buffon për Sky Sport Italia.

“Nuk mbaj inat ndaj tifozëve, sepse ata kanë të drejtë të bëjë atë që mendojnë se është e duhur. Nuk po planifikoja të festoja golin, por fishkëllimat ma ndryshuan mendjen”, shtoi ai. /Express/

Related posts

PO SHKËLQEN/ Kolaj spektakël ndaj Romës, talenti i shpresave shënon një dygolësh (VIDEO)

Isa.Autor

NGA MANCHESTER UNITED TEK MILAN/ Mbrojtësi Dalot: M’u realizua një ëndërr, ja çfarë premtoj…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Benzema dhe Mendy i dhurojnë fitoren Real Madrid dhe vazhdon ndjen ndaj rivalit në kryer

Delo.autor

Leave a Comment