Futboll

Formacionet zyrtare/ Kamza sfidon Partizanin me 3 ishë, Dalipi nuk bën ndryshime

Do të luhet në Kamzës “derbi” i kryeqytetit mes vendasve të Ramadan Ndreut dhe Partizanit. Takimi është i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore dhe të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren.

Të kuqtë e Dalipit, vijnë në këtë takim me formacionin e plotë, ndërsa te kamzalinjtë do të mungojnë Frashëri, Idrizaj, ndërkohë Fukui do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtes. Ish-futbollisti i Partizanit, Realdo Fili, do ta nisë ndeshjen si titullarë, ku do të sfidojë ish-skuadrën e tij. Ish në sfidën e sotme do të jenë edhe Plaku dhe Raçiç, të cilët në të kaluarën kanë veshur fanellën e kuqe.

Partizani ndodhet në vendin e 4-t në renditje, ku në 26 ndeshje ka grumbulluar 39 pikë. Nga ana tjetër Kamza e ka humbur shkëlqimin dhe tani i duhet të luftojë për mbijetesë. Në 26 takime kamzalinjtë kanë grumbulluar 34 pikë, 5 më pak se “demat e kuq”.

KAMZA-PARTIZANI ORA 14:00

Kamza: Avdyli, Fukui, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Rezi, Arrabal, Malaj, Fili, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha, Mala, Asani, Bardhi, Trashi, Progni. Trajner: Klevis Dalip

Related posts

ALLEGRI-JUVENTUS/ Është dita që do të njihet me fatin e tij, ja skenarët e mundshëm

Delo.autor

BROJA NUK NDALET/ Gol përsëri me Chelesan U-18

Delo.autor

Champions Cup / Emery mposht ish-ekipin falë paraqitjes me “5 yje” të Arsenal (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment