Futboll Premier League

Chelsea ka nevojë për një mësues futbolli si Antonio Conte

E ardhmja e trajnerit Antonio Conte te skuadra e Chelsea mbetet një enigmë, madje janë të shumta zërat që e dërgojnë trajnerin italian në skuadra të ndryshme.

Edhe pse italiani udhëhiqi “blutë” e Londrës drejt një trifumi madhështor sezonin e kaluar, duke fituar Premier League, rezultatet e këtij sezoni e kanë kryqëzuar Conte.

Por është një tjetër italian që luan me Chelsea, mbrojtësi Davide Zappacosta, ai që shprehet se për Chelsea do të ishte një fitore e madhe nëse mban trajnerin Conte, të cilin ai e konsideron një mësues futbolli.

Që kur ka nisur ky vit, rezultatet te Chelsea kanë ndryshuar shumë, Cone ka punuar mjaft mirë me skuadrën dhe objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje. Ai është një trajner shumë i mirë, pasi është një mësues futbolli dhe të tregon se si të luash në mënyrën e duhur.

Të jep këshillat e duhura në fushën e lojës dhe është një trajner që ndikon në karakterin tënd, duke qenë konfident me lojtarët”, tha Zappacosta, që është në favor të qëndrimit të Conte, ashtu sikurse shumica e skuadrës, ndaj këshillon Abramovich të mbajë trajneri italian edhe sezonin tjetër.

Related posts

Statistikat e GARETH BALE/ UELLSIANI shënonte më shumë kur nuk luante Ronaldo

Sadik.Autor

PAS PARAQITJEVE FANTASTIKE ME KOMBËTAREN/ Roshi “ndez” motorrat edhe në Rusi, shënon në transfertën e Rostov (VIDEO)

Delo.autor

Juventus ka vetëm një ëndërr në merkato, dhe ai është ylli i Inter-it

Sadik.Autor

Leave a Comment