Futboll Premier League

Tommy Docherty: Mourinho do hante veten e tij, po të ishte çokollatë

Ish-trajneri i Manchester United Tommy Docherty thotë se nëse trajneri aktual Jose Mourinho po të ishte prej çokollate do të hante veten.

Docherty nuk është impresionuar nga portugezi në Old Trafford dhe nuk mendon se ai do të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Mourinho fitoi League Cup dhe Europa League sezonin e kaluar dhe skuadra e tij aktualisht është në vend të dytë të renditjes.

Por ish-trajneri i Chelsea-t dhe Real Madrid është kritikuar për stilin e lojës në muajt e fundit.

“Po të ishte prej çokollate do të hante veten e tij,” shprehet Docherty për BBC Radio 5.

“Nuk mund dyshosh sukseset që ka arritur por mendoj se e ekzagjeron me kritikat ndaj lojtarëve. Ai ka sjellë lojtarë dhe më pas i ka kritikuar.

“Do të habitesha po të zgjaste shumë gjatë tek United. Nuk mendoj se bordi do ta durojë shumë sjelljen e tij.”

Related posts

PAS FITORES NDAJ MILAN NË DERBI/ Lukaku lider i Inter, shikoni rekordin e ri të vendosur nga bomberi belg…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ ATLETICOS NË CHAMPIONS/ Theo Hernandez: Paraqitja jonë ishte e mirë, por më vjen keq që…

Delo.autor

Kampioni i botës huazohet në Premier League pas dështimit tek Dortmund

Isa.Autor

Leave a Comment