Futboll Ligue 1

Braziliani i Monaco mohon kontaktet me Paris SG…

Fabinho nuk ka asnjë kontakt me Paris Saint-Germain në lidhje me një transferim të tijin nga Monaco në kryeqytetin francez. Futbollisti i kombëtares së Brazilit e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë teksa ka qenë shumë i trishtuar pas humbjes së pësuar nga PSG, 3-0 në finalen e Kupës së Ligës.

“E vërteta është se unë nuk kam asnjë kontakt me PSG ose me ndonjë klub tjetër, sepse kjo nuk më intereson për momentin. Jam i përqendruar që ta mbyll sezonin sa më mirë të jetë e mundur dhe më pas kur të vijë koha do të ulem me drejtuesit dhe do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë, ashtu si kemi vendosur që në verën e kaluar,” – tha Fabinho për “Globo Esporte”.

Monaco ka humbur ndaj Parisit edhe në finalen e sezonit të kaluar të Kupës së Ligës: “Kur pëson një gol shumë shpejt në finale të tilla gjithçka bëhet e vështirë, sepse ata kanë një skuadër të madhe. Ne dhamë gjithçka, por humbëm shumë raste dhe normalisht në finale e paguan shtrenjtë. Tani do të japim gjithçka që ta mbyllim kampionatin në vendin e dytë dhe Monaco të shkojë direkt në fazën me grupe të Champions League në sezonin e ardhshëm.”

Related posts

KA TRAJNER NJË SHAHIST “MANIAK” TË STËRVITJES/ Njihuni me “hirushen” e Champions që po i surprizon të gjithë

Delo.autor

NDJESIA ËSHTË POZITIVE/ Kampioni i Europës pranë kalimit tek klubi i Serie A

Delo.autor

RASTI “DIALLO” TEK PSG/ Shfaqen kërcënime jete. Vajza mohon nga rajoni, por rrezikon shumë

Delo.autor

Leave a Comment