Futboll Ligue 1

Drejtuesit e PSG-së mendojnë për ndryshime në skuadër/ Isco dhe Oblak janë objektivi i “parisjenve”

Vera 2018 mund të sjellë ndryshime të mëdha te skuadra e PSG-së.
Përkundër investimeve të mëdha, ku veçohet transferimi i Neymar nga Barcelona prej 222 milionë euro, PSG ka dështuar të fitoi Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar në fazën e 1/16 nga Real Madrid.

Ky dështim ka bindur drejtuesit e PSG-së se duhen ndryshime të mëdha në skuadër, duke filluar nga stoli.

‘Don Balon’ ka raportuar se nga edicioni i ardhshëm në bankinën e PSG-së mund të ulet Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, i cili do të zinte vendin e Unay Emery

Bashkë me Simeonen, në ‘Parkun e Princave’ pritet të transferohen edhe tre emra të mëdhenj.

Bëhet fjalë për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak, Iscon e Real Madrid dhe Samuel Umtitin e Barcelonës.

Për këta tre futbollistë, PSG është gati të shpenzojë deri në 300 milionë euro.

Related posts

Napoli futet në garë për mesfushorin që shkelqeu këtë sezon tek Nice

Sadik.Autor

ISHTE PROBLEMI KRYESOR/ Shikoni si e studionin francezët “Fenomenin” në stërvitje para finales (VIDEO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Mjeku i skuadrës bëhet HERO, futbollisti SHQIPTAR i shpëton VDEKJES

Isa.Autor

Leave a Comment