Futboll

Barcelona interesohet për mesfushorin e Paris SG

Sipas asaj që shkruan gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”, Barcelona po mendon të bëj një ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, gjatë verës së ardhshme.

Kontrata e francezit me parisienët skadon në qershor 2019 dhe duket se nuk i është propozuar rinovimi i kontratës nga Antero Henrique, i cili nuk e ka në planet e tij për ndërtimin e një ekipi në gjendje të fitojë Champions League sezonin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që disa klube europiane si Inter, Roma, Arsenal dhe Liverpool të interesohen për shërbimet e Rabiot, por duket se Barcelona është në “pole position”, mbetet për t’u parë se cila do të jetë diferenca mes ofertës së klubit “blaugrana” dhe kërkesës së PSG.

Related posts

Mentaliteti i Gattuso-s, trajneri ka ‘vitaminat’ e duhura për Milanin

Sadik.Autor

JUVENTUSI NUK PRET MË/ Gti 60 milion € për Koopmeiners! Pas Gonzales është radha e Conceicaos, degdiset Chiesa

F.autor

TRUKIMET NË FUTBOLLIN SPANJOLL/ Skuadra e njohur në hetim për baste ilegale…

Isa.Autor

Leave a Comment