Futboll

Krizë financiare? Te Skënderbeu kanë 2 muaj pa marrë rrogat

Klubi i Skënderbeut nuk po kalon një moment të mirë jashtë fushës. Dënimi i dhënë nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, si dhe gjoba e majme prej 1 milion eurosh ka tronditur klubin. Mirëpo, brenda skuadrës zien edhe një çështje tjetër.

Edhe pse lojtarët nuk kanë dëshirë të flasin, burime të sigurta në klub bëjnë të ditur për gazetën se skuadra rezulton e papaguar prej dy muajsh. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një alarm, pasi dihet që Skënderbeu është ekipi më i investuar dhe me financa të shëndosha.

Mirëpo, në ekip pranojnë se lojtarët s’janë Skënderbeu paguar. Gjithsesi, vetë futbollistët janë të qetë dhe të sigurt se pagat do t’i marrin shumë shpejt.

Related posts

Suarez kualifikon Uruguain dhe “zgjon”Arabinë Saudite nga “ëndërra” (VIDEO)

Isa.Autor

“ÇMIME TË KRIPURA”/ Deri në 90 mijë lekë për të parë kombëtaren ndaj Skocisë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Milanit i surprizon të gjithë, bëhet shok skuadre me…

Delo.autor

Leave a Comment