Futboll Ligue 1

PSG dhurata big për të gjithë, në Itali fërkojnë duart

PSG pritet që në të festojë titullin kampion shumë shpejt, por a ia vlen të shpenzosh kaq shumë vetëm për të dominuar futbollin francez? Sigurisht që jo dhe objektivi ka qenë tjetër: të fitojnë Champions League-n.

Nuk ia dolën dot as sivjet dhe ishte Real Madrid-i që i eliminoi, ndaj edhe pritet që në verë të ketë shumë ndryshime. Tema më e diskutueshme këto kohë ka qenë ajo e pasuesit të Unai Emery. Emrat e lakuar janë të shumtë, me Mourinho, Conte, Allegri, Luis Enrique dhe Diego Simeone. Ka edhe të tjerë në fakt dhe merkatoja do të varet nga emri i trajnerit të ri.

Por të shumtë janë edhe futbollistët që pritet të largohen dhe në krye të listës është sulmuesi nga Uruguai, Edinson Cavani. Autori i 24 golave në kampionat këtë sezon sigurisht që nuk do të vuajë për të gjetur një ekip, pasi do të viheshin në radhë pas tij. Rendimenti i tij vijon të jetë i lartë, teksa edhe në Champions League ka shënuar 7 gola me fanellën e PSG. Në listën e publikuar nga “L’Equipe” janë edhe tre futbollistë të tjerë.

Dy prej tyre janë kërkuar me ngulm nga Interi në janar dhe bëhet fjalë pikërisht për Angel Di Maria-n dhe  Javier Pastore-n. Zikaltrit nuk i ndahen dashurisë argjentinase dhe në verë mund t’i kthejnë sytë sërish nga këta dy futbollistë, që me cilësitë e tyre do të jepnin një kontribut të vyer me Inter-in dhe do të rrisnin ndjeshëm cilësinë e skuadër. Për të folur për Adrien Rabiot më pas, i cili pëlqehet nga shumë klube. Në të shkuarën Milani ka shfaqur interes, ndërkohë që edhe Juventusi e ka një sy nga mesfushori qendror. Nga PSG-ja të katër këto futbollistë pritet të largohen, sigurisht jo me parametra zero, por sigurisht që me “skonto” shumë klube do t’u vihen pas.

Related posts

Shaqiri shënon, anglezët TALLEN me Gary Neville

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Skënderbeu arrin akordin me Tiranën, firmos me mesfushorin 22-vjeçar…

Delo.autor

Elseid Hysaj vihet në shënjestër/ Klubet e mëdhaja janë gati të paguajnë 50 milionë euro për mbrojtësin

Sadik.Autor

Leave a Comment