Futboll Seria A

Atmosferë derbi, Donnarumma i trembet Icardit

Dita e sotme ka përkuar edhe me rifillimin e përgatitjeve për skuadrat e Serisë A, ndërsa Milani dhe Interi kanë hyrë në atmosferën e derbit që do të luhet pasditen e të mërkurës, në orën 18:30.

Në derbin e shkuar për kampionat, vendoste Mauro Icardi, që shënoi 3 herë në portën e Donnarummës dhe i dha zikaltërve fitoren 3-2. Por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi Milanin e drejton Gattuso dhe skuadra pësoi të shtunën humbjen e parë pas më tepër se 3 muajsh.

Gjithsesi, duke folur për Milan Channel, portieri i ri i Milanit, Gigio Donnarumma thekson se është pikërisht kapiteni i Interit, ai që i ngjall më shumë frikë.

“Të shohim si do shkojë, por Icardi është një sulmues i jashtëzakonshëm, nga më të fortët në botë. Shpresoj të shkojë mirë për mua”, u shpreh Donnarumma, që më tej theksoi se kuqezinjtë synojnë fitoren, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions.

Related posts

Refuzon rinovimin me Zenitin, Criscito në qershor te Genoa

Q.Autor

Nis në Korçë, Teuta kërkon 3 pikët jetike ndaj Skënderbeut të shpallur kampion

Sadik.Autor

“FUTBOLLI NUK ËSHTË TENIS”/ Apeli i Strakoshës: Të kthehemi ata që ishim para pandemisë!

Delo.autor

Leave a Comment