Futboll La Liga

Buzëqesh Barcelona, rikthehet mesfushori Sergio Busquets

Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga mjekët para ndeshjes se tyre me Romën në kuadër të Ligës së Kamionëve

Mesfushori Sergio Busquets është rikthyer dhe ai mund të luaj të mërkurën kundër Romës në kuadër të çerekfinalës së Ligës së Kampionëve.

Busquets u tha se kishte pësuar një frakturë gjatë ndeshjes me Chelsean në Camp Nou që Barcelona e fitoi me rezultat 3-0, transmeton GazetaExpress.

Ai nuk u paraqit as në ndeshjet miqësore të Spanjës me Gjermaninë dhe Argjentinën, e as në atë të Barcelonës kundër Sevillas në kuadër të La Ligas.

Por, sipas Dario Sport, Busquets pritet që të paraqitet të mërkurën kundër Romës, pasi që gjatë të hënës ka stërvitur normalisht me skuadrën e Valverdes.

Related posts

BOTËRORI 2026/ Sistemi i ri i shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares, reagon FSHF

F.autor

ABRASHI NUK IA DEL/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës

F.autor

Milani publikon listën për Kupën e Italisë ndaj Juventusi, ka shumë befasi

Sadik.Autor

Leave a Comment