Futboll

Nuk luante që prej Dhjetorit sepse ishte shumë i shëndoshë

Dihet që futbollistët kanë një dietë të mirëpërcaktuar dhe në rast shkeljesh të saj ka edhe dënimet e veta.

Ky është rasti i Alexander Buttner, i cili është gati të luajë në rikthimin e tij te Vitesse Arnhem, kjo pasi lojtari ka rifituar peshën ideale për të luajtur, pas kilogramëve të tepërta që kishte marrë.

Mesfushori në vitin 2012 u transferua te Manchester United, nga klubi holandez, por gjatë dy viteve nuk ia doli të shkëlqente në “Old Trafford”.

Më pas lojtari u transferua te Dynamo Moscow, ku luajti në sezonet e vitit 2014-2016, për t’u huazuar te Anderlecht ku regjistroi 14 ndeshje dhe një gol të realizuar.

Më pas 29-vjeçari u rikthye te Vitesse në vitin 2017. Gjithsesi i kushtëzuar nga një dëmtim në gju, “De Telegraaf” raporton se Buttner ka qëndruar jashtë që nga muaji Dhjetor, pasi kishte shtuar edhe shumë në peshë. Lojtari holandez u rikthye në skuadrën e Vitesse ditën e Shtunë, por qëndroi në stol në humbjen 3-0 ndaj Rodas.

Related posts

VENDOSET GJITHÇKA/ Pogba te Juventusi do të veshë fanellën me numrin…

F.autor

MERKATO E VERËS/ Tottenham hidhet në sulm, gati 60 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

FITOI TITULLIN ME REAL MADRID/ Ylli Hazard: Ka qenë sezoni më i dobët i karrierës time

Delo.autor

Leave a Comment