Futboll Premier League

Mbyllet sezoni për mbrojtësin e Liverpool…

Qendërmbrojtësi i Liverpool, Joel Matip, nuk do të luajë më në këtë sezon si pasojë e një tërheqje muskulore të gradës së fundit, bëri të ditur klubi anglez.

Futbollisti nga Kameruni u dëmtua të shtunën gjatë fitores 2-1 ndaj Crystal Palace dhe do të ndjekë nga tribuna ndeshjen çerekfinale të Champions League kundër Manchester City.

Matip ishte në gjendje të luante për 90 minuta gjatë ndeshjes së fundit, por kishte dhimbje të mëdha pas ndeshjes dhe mjekët e klubit vendosën se duhet një ndërhyrje kirurgjikale për të shëruar muskulin në kofshën e lojtarit. Operacioni do të thotë se 26-vjeçari nuk do të luajë më në sezonin 2017/2018.

Nesër, Liverpool do të ndeshet me Manchester City në “Anfield Road” për sfidën e parë në çerekfinalet e Champions League, ndërsa tre ditë më pas do të përballet me Everton, në derbin e vlefshëm për Premier League.

Related posts

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Isa.Autor

Oliver Bierhoff: Low për të zëvendësuar Zidane në Madrid? Ai ndihet i lumtur te Gjermania

Sadik.Autor

MUNGON ENDE NJË DATË PËR RIFILLIMIN E SERIE A/ Kryeministri Conte: Nuk kemi siguri për të rikthyer sportin

Delo.autor

Leave a Comment