Futboll Seria A

Gattuso: Nuk është Bonucci ai që vendos se çfarë ndodh me Milanin

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso është i kënaqur që derbi pas shumë viteve do të jetë i rëndësishëm teksa po përgatitet të ndeshet me Inter.

Derby della Madonnina është shtyrë pas vdekjes së Davide Astorit muajin e kaluar, dhe do të luhet nesër në orën 18:30.

“Inter ka ndryshuar në javët e fundit, ata kanë shënuar 10 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë, ne luajtëm mirë ndaj Juventus-it dhe pas shumë vitesh derbi do të jetë përsëri i rëndësishëm.

“Shpresoj ta përsërisim paraqitjen ndaj Juves. Po të kishte hyrë shtylla e Çalhanoglu? Po të kishte gjyshi im tre tope do të ishte një makinë “flipper”.

“Është një derbi, një ndeshje që zakonisht fitohet nga ekipi që është më poshtë në renditje. Inter ka kualitet, është në formë të mirë dhe po luan futboll të bukur.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë si gjithë të tjerat.”

Leonardo Bonucci këtë javë ka nxitur klubin të investojë në lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare në verë, por Gattuso-s nuk i pëlqejnë këto fjalë: “Nuk dua që fjalët e tij të shfrytëzohen për keq. Nuk është ai që vendos se çfarë ndodh me Milan.”

Related posts

Motivi pse Morata po tërbon shokët te Chelsea

Q.Autor

TRIUMFON LIVERPOOLI/ Bayerni i thotë mirupafshim Champions League

Delo.autor

Ronaldo: U zhgënjeva nga interesimi i Realit dhe Juves, tek United plotësova një ëndërr

Q.Autor

Leave a Comment