Champions League Futboll

Ernesto Valverde: Nuk jemi favoritë ndaj Romës

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, analizoi në konferencë për shtyp ndeshjen çerekfinale të Champions League që skuadra e tij do ta luajë kundër Romës, në “Camp Nou”.

“Roma nuk është surprizë, pasi e kemi parë në fazën e grupeve dhe në kampionatin italian që është ekip i mirë. Luan shumë mirë në sulm, mbron me të gjithë dhe është vështirë që ta thyesh. Do e kemi shumë të vështirë kalimin në gjysmëfinale”, deklaroi Valverde.

Trajneri spanjoll nuk mendon se ndikon për keq fakti që ndeshja e dytë do të luhet në Itali: “Çerekfinalet nuk zgjidhen me një ndeshje. Nuk duhet të pësojmë gol në fushën tonë. E dimë mirë që duhet të zhvillojmë dy ndeshje fantastike për të vazhduar më tej”.

Kur u pyet se si ndihet që Barcelona është super favorite në këtë duel, Valverde deklaroi se favoritët janë vetëm për bastet.

“Janë gjëra pa vlerë për ne, koeficientët u duhen vetëm basteve. Kur nis ndeshja, favorit mund të jetë kushdo”, theksoi Valverde.

Related posts

TALENTI ITALIAN/ Terzeguet zgjedh pasardhësin e tij në Itali, por s’luan tek Juventus

Isa.Autor

FLASIN FAKTET/ Ja pse ishte viti më i mirë kalendarik për Griezmann (FOTO)

Delo.autor

PAS TRIUMFIT TË KAMPIONATIT/ Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, feston edhe… Kevin Prince Boateng

Delo.autor

Leave a Comment