Të tjera

Briken Calja: Medaljet e mia janë të pastra

Peshëngritësi Briken Calja, kampion i trefishtë i Europës në peshën 69kg në turneun e zhvilluar në Bukuresht javën e kaluar, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ka bërë me dije se atij nuk ka për t’i ndodhur kurrë që të dalë pozitiv.

Frika se mos medaljet e fituara në Europian të njollosen me ndonjë skandal dopingu, siç ka ndodhur disa herë me shtangistët kuqezinj, ka bërë që Calja të reagojë dhe të japë siguri se me të kjo gjë nuk ka për t’u përsëritur.

“Unë, Briken Calja, kampioni i trefishtë i Evropës në peshat deri në 69kg, dua të siguroj opinionin publik që emri i sportit të peshëngritjes nuk do të njolloset më nga damka e dopingut.

Për këtë ju garantoj me vendosmëri dhe jemi në pritje të analizave, të cilat do ti japin shkelmën e fundit hamendësimeve. Për këtë premtim mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe profesionale, nga ku buron dhe i gjithë besimi dhe integriteti im si sportist profesionist”, thotë Calja.

Related posts

FORMULA 1/ Botërori 2022, Ferrari hedh kandidaturën: Projekti ynë në fazë të avancuar

Delo.autor

ISH-KAMPIONI I BOTËS THYEN RRJETIN/ Tjetër stërvitje e frikshme nga Mike Tyson (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona prek çerekfinalet e Euroleague, fitojnë edhe Milano, Bayern e Real

Delo.autor

Leave a Comment