Champions League Futboll

Guardiola: Sergio Aguero nuk do të luajë ndaj Liverpoolit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Sergio Aguero nuk do të luajë në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Champions League kundër Liverpool, si pasojë e një dëmtimi në gjurin e djathtë.

Argjentinasi u dëmtua në fillim të muajit, gjatë një stërvitje pas ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Stoke, dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në “Anfield Road”. Guardiola zbuloi: “Sergio ka qëndruar në Manchester sepse është i dëmtuar prej dy javësh.”

Megjithatë, trajneri spanjoll ka lënë të kuptohet se ai mund të rikthehet për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Manchester United, ku City mund të shpallet matematikisht kampion në rast fitoreje. “Të shohim, por mendoj se në fundjavë do të jetë në dispozicion.”

Sulmuesi i Argjentinës u grumbullua nga kombëtarja e tij për dy ndeshje miqësore ndaj Italisë dhe Spanjës në fund të marsit, por nuk luajti asnjë minutë…

Related posts

VIDEO/ ‘San Siro’ në festë, Cutrone kalon në avantazh Milanin ndaj Lazios

Q.Autor

LIVE/ Wolves-Arsenal, Neves kalon vendasit në epërsi

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Flet trajenri Martini: Duheshin 3 pikët, falenderoj…

Delo.autor

Leave a Comment