Futboll

Iker Casillas bëhet “Zotëria 1000 ndeshje”

Portieri i Portos, Iker Casillas, luajti ndeshjen e 1000-të zyrtare si profesionist, por ekipi i tij u mposht 2-0 nga Belenenses në sfidën e vlefshme për kampionatin portugez.

Casillas debutoi për Real Madrid në vitin 1999, pasi u rrit në ekipet e moshave të “Los Blancos”. Ai luajti 725 ndeshje për ekipin “merengues” me pesë tituj të fituar në La Liga dhe tre trofe të Champions League.

36-vjeçari krenohet edhe me faktin se ka luajtur 167 ndeshje me kombëtaren e Spanjën, më shumë se kushdo tjetër. Ai fitoi dy herë kampionatin europian me Spanjën dhe një Kupë Bote në vitin 2016. Ndeshjet e tjera i ka luajtur me Porton.

Në 385 nga këto 1000 ndeshje, Casillas nuk ka pësuar gol.

Related posts

Tre ”shqiponjat” e Akhmat Grozny, Bekim Balajt s’i kish ndodhur kurrë kjo!

Sadik.Autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NË FUND SEZONI/ Federata Franceze dënon rëndë Balotellin, ja sa do të mungojë

Delo.autor

RACIZMI NDAJ ANGLISË/ Presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

Delo.autor

Leave a Comment