Futboll

Vendim i papritur te klubi i Skënderbeut u kthen tifozëve lekët e biletave

Do të luhet nesër ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Para këtij takimi, klubi korçar ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë pa biletë.

Klubi bardhekuq madje ka njoftuar të gjithë ata që e kishin blerë më parë biletën, të shkojnë në sportele dhe të marrin lekët mbrapsht.

Njoftimi i klubit korçar:

“Në ndryshim nga çfarë ishte programuar, hyrja në stadium për takimin e parë gjysmëfinal ndaj Flamurtarit do të jetë falas. Klubi ka bllokuar shitjen e biletave, ndërkohë që tifozët të cilët e kanë blerë tashmë biletën e ndeshjes mund ta rikthejnë pranë pikave të shitjes ose mund ta përdorin në takimin e ardhshëm që ekipi luan në Korçë. Ftojmë tifozët të mbështesin maksimalisht ekipin në këtë takim mjaft të rëndësishëm në rrugën drejt trofeut të munguar”.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të luhet nesër në orën 17:00 në Korçë.

Related posts

REAL MADRID INTERESOHET PËR MESFUSHORIN? Flet trajneri i Holandës: Do të bëjmë gjithçka…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Edi Reja: Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon!

Delo.autor

U RRIT TEK INTERI/ Rei Manaj e nis nga stoli përballë së shkuarës… zikaltër

Delo.autor

Leave a Comment