Futboll

Nëse Dybala largohet, Juventus e ka gati pasardhësin e tij nga Holanda

Sezoni 2017/18 akoma nuk ka përfunduar por disa lojtarë po konsiderohen që tani si përforcime të mundshme nga ekipet e mëdha evropiane.

Një prej tyre është sulmuesi meksikani Hirving Lozano.

Sipas Gianluca di Marzio, disa media italiane pretendojnë se Lozano, një lojtar i PSG Eindhoven në Holandë dhe i përfaqësueses meksikane, është ndër lojtarët që mund të zëvendësojë argjentinasin Paulo Dybala, i cili mund të shkojë te Real Madrid.

Juventus i ka vënë syrin sulmuesit pasi ai është një lojtar i ri me shumë potencial dhe që do të blihej pa harxhuar shuma marramendëse.

Lozano mbërriti verën e kaluar te PSV, dhe është një nga golashënuesit më të mirë të Eredivisie me 14 gola në 24 ndeshje, asnjë me penallti.

Related posts

Kampioni i botës me Gjermaninë: Para çdo ndeshje kam të vjella dhe diarre

Q.Autor

MANAJ PO SHËNON PA U NDALUR/ Trajneri kërkon më shumë: Nuk është ende në maksimum

F.autor

COPA AMERICA/ Spektakël në ndeshjen hapëse, Brazili nuk e diskuton Bolivinë

Delo.autor

Leave a Comment