Futboll

Derbi anglez mes Liverpool dhe Man City në Champions, formacionet e mundshme

Liverpooli e pret Manchester Cityn në “Anfield” sonte në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në atë që cilësohet si derbi anglez.
Skuadra e Jurgen Klopp është njëra prej vetëm katër ekipeve që e kanë mposhtur Cityn e mahnitshëm të Pep Guardiolas – duke e mundur 4-3 në janar – dhe do të kërkojë ta përsërisë të njëjtën edhe sonte në Champions, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, City e kishte mposhtur 5-0 Liverpoolin në shtator.

Liverpoolit do t’i mungojnë Joel Matip që është operuar dhe Joe Gomez që e ka lënduar nyjën. Adam Lallana dhe Emre Can janë në dyshim.

Ndërkohë, Sergio Aguero do të mungojë te City pasi që nuk ka udhëtuar fare drejt Liverpoolit, me John Stones dhe Fabian Delph në dyshim.

Formaciient e mundshme të të dy skuadrave:

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Henderson, Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino.

Manchester City: Ederson; Walker, Kompany, Otamendi, Danilo; Fernandinho, De Bruyne, Sterling, D. Silva, Sane; Jesus

Related posts

E PABESUESHME/ Kërkojnë largimin e Lopetegui, tifozët e REALIT duan rikthimin e “gjeniut”

Isa.Autor

E BUJSHME/ Zbulohet para kohe fituesi i “Topit të Artë”, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

Delo.autor

NAPOLI-JUVENTUS/ Statistikat interesante, ndeshja ku barazimi gati nuk ekziston

Delo.autor

Leave a Comment