Futboll

Ibrahimoviç refuzoi 90 mln € në vit nga Kina për të marrë vetëm 1 mln te LA Galaxy

Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar një marrëveshje 90 milionë euro në vit nga Kina për të luajtur te LA Galaxy, këtë e ka rrëfyer drejtori teknik i amerikanëve Jovan Kirovski.

Suedezi iu bashkua skuadrës së MLS në fund të marsit pasi prishi kontratën me Manchester United tri muaj më herët.

Pak pas transferimit të tij, është zbuluar se 36-vjeçari ka pranuar një ulje rroge 95% për t’iu bashkuar Galaxy, sipas Sports Illustrated, ai gjithashtu ka refuzuar një lëvizje nga Kina ku do të merrte 100 milionë dollarë.

Kirovski, i cili gjithashtu ka luajtur për United dhe Galaxy gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, ka thënë se gjëja më e vështirë e negociatave ishte t’i shpjegoje agjentit Mino Raiola se ai do të paguhej vetëm 1 milionë euro në vit.

Ibrahimovic përjetoi një debutim ëndrrash me skuadrën kaliforniane teksa u fut në fushë si zëvendësues duke shënuar dy gola të mrekullueshëm që i dhanë fitoren Galaxy.

Related posts

BËN OFERTËN E FUNDIT PËR NEYMAR/ Barcelona gati 100 milionë euro plus dy lojtarë…

Delo.autor

FSHF vazhdon të fshihet, nuk i intereson gara në kampionat

Sadik.Autor

ANKTH DHE PRITJE/ 450 mijë euro për Skënderbeun, ja kur VENDOS CAS

Isa.Autor

Leave a Comment