MMA

Nurmagomedov sherr me Lobov, shokun e ekipit të McGregor

Conor McGregor nuk shihej askund, por shoku i tij i vjetër dhe luftëtari që stërvitet me grupin e tij Artem Lobov u konfrontua me Khabib Nurmagomedov të martën në prag të ndeshjeve të tyre në UFC 223.

Lobov dhe Khabib u shkëmbyen në një hotel të Brooklyn, New York, dhe situata për pa sa nuk u bë e dhunshme mes dy rusëve.

Të dy luftëtarët duken duke ofenduar njëri-tjetrin në rusisht, dhe në një moment Khabib shihet duke i vënë pëllëmbën e majtë në kokë Lobov-it për të qetësuar situatën.

Nuk është e qartë se çfarë u tha, por mund të ketë pasur të bëjë me fjalët e Khabib kundrejt McGregor, dhe ngacmimet e tyre të vazhdueshme.

“Shqiponja” ka tallur “Notorious” pasi ai nuk pranoi të zinte vendin e Ferguson në UFC 223.

McGregor pritet të jetë i pranishëm në UFC 223 për të mbështetur Lobov ndaj Alex Caceres.

 

Related posts

SËRISH DYLUFTIM KHABIB-MCGREGOR?/ Agjenti zbulon planet e rusit

Isa.Autor

SPEKTAKOLARE NË “MMA”/ “Knock-out” si ky ia vlen të shikohet disa herë (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i McGregor bën listën e rivalëve të irlandezit

Q.Autor

Leave a Comment