Formula 1

Mercedes, Wolff i vetëdijshëm për sezonin e vështirë në F1

Vetëm gara e radhës në Bahrain do të tregojë nëse fitorja e Sebastain Vettel në Australi ishte një çështje fati apo diferenca mes Mercedes dhe Ferrati këtë sezon është reduktuar. Pak ditë para fundjavës në Sakir, shefi ekzekutiv i skuadrës, Toto Wolff nuk duket shumë i shqetësuar për këtë fakt.”E dija që sezoni i ri do të ishte shumë i luftuar dhe që në garën e parë u pa diçka e tillë.

Bëmë disa gabime dhe nuk arritëm maksimumin. Më vjen keq që lamë gjithë ato pikë të na shpëtonin, mbi të gjitha sepse e dinim që i kishim të gjitha mundësitë për të fituar në Australi. Kemi bërë atë që bëjmë gjithmonë pas një fundjave të vështirë, jemi ulur për të kuptuar gjërat dhe çfarë shkoi gabim. Gjithashtu duam të jemi të sigurt që të tilla gjëra të mos përsëriten në të ardhmen.”

Megjithatë Wolff mbetet optimist se gjërat do të korrigjohen që në garën e ardhshme. “Pres që edhe Bahrein të jetë një tjetër fundjavë e vështirë dhe impenjative, edhe pse në fund sfidat janë të një natyre komplet ndryshe.

Gara në shkretëtirë është e ndërlikuar pasi kushtet ndryshojnë në mënyrë drastike nga një sesion në tjetrin, ndërsa FP1 dhe FP3 bëhen me temperaturat gjatë ditë, gara e vërtetë zhvillohet pas perëndimit të Diellit.

Në Melbourne pamë që të dyja Ferrarit po xhironin shumë shpejt, kështu që pres një tjetër betejë. Në vitet e fundit kemi parë shumë gara të bukura këtu në Bahrai, veçanërisht mes pilotëve tanë në vitin 2014m, prandaj mendoj se na pret një fundjavë emocionuese dhe konkurruese” përfundoi Wolff duke folur për garën e kësaj të Diele.

Related posts

Rrëfehet Hamilton/ Një SKUDERI tjetër më kontaktoi, por zgjodha Mercedes

Isa.Autor

Aksident i frikshëm në pistën e Belgjikës, makina e Alonso fluturon në ajër (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari me 3 makina për të mundur Mercedes në sezonin 2020

Delo.autor

Leave a Comment