MMA

Holloway: E doja duelin me Nurmagomedov, humba 10kg për 48

Max Holloway, kampioni i botës në peshën “pupël” (feathewëeight) ka rrëfyer sot për herë të parë atë që përjetoi përgjatë javës së kaluar, kur u thirr me urgjencë nga UFC-ja për të zëvendësuar Tony Ferguson, i dëmtuar. Holloway u njoftua dhe pranoi të duelonte në UFC-223 edhe pse kishte vetëm një javë kohë për t’u përgatitur. Dhe, mbi të gjitha, ai duhej të rikuperonte peshën e nevojshme për t’u ngjitur në kafaz dhe për të dueluar ndaj rusit Khabib Burmagomedov.

Kur më njoftuan ishte 81.6kg dhe m’u desh të ulja plot 10kg për të kapur peshën e lejuar, 70.3kg. Çdo ditë, komisioni i sportit në Nevadama kontrollonte peshën time, shoqëruar edhe nga stafi mjekësor, që ka ëprdetyrë të monitorojë gjendjen tonë. Bëra një ulje drastike të peshës, për 48 orë kisha humbur gati 10kg dhe në momentin që mjekët vendosën që unë nuk duhej të dueloja, peshoja 72.1kg. Pra, kisha humbur gati 10kg në pak ditë”, tha Holloway.

Më tej, kampioni amerikan shtoi: “Nëse do të më kishin lejuar të garoja, në dy ditët e mbetura do ta kisha kapur peshën që kërkonte UFC-ja. Që që momentin që UFC-ja më kërkoi të dueloja isha i bindur se do ta kapja peshën. Më vjen keq, pasi ky vit ka qenë vërtet i keq për mua. Fillimisht u tërhoqa nga eventi im për shkak të dëmtimit, tani mjekët më ndaluan të dueloj në këtë përballje për titull. Shpresoj që shumë shpejt të kem mundësinë për t’u rikthyer në kafaz”, u shpreh Holloway.

Related posts

NDESHJA MË E SHIKUAR E UFC/ Oferta marramendëse për Khabibin që të ndeshet përsëri me McGregor

Delo.autor

KHABIB BËN “GANGSTERIN”/ Le të më dënojnë 10 vjet

Isa.Autor

KËRCËNON “UFC” PËR DUELIN ME “NOTORIOUS”/ Khabib: Për rivalët e mi vendos unë!

Delo.autor

Leave a Comment