Futboll

Paolo Bonolis: Ishte Ascoli, jo Juve, që luajti ndaj Real Madrid

Personaliteti italian, dhe tifozi i Inter, Paolo Bonolis ka thënë me tallje se ishte Ascoli, jo Juventus, që u ndesh me Real Madrid të martën.

Bonolis tallet me Juve-n duke e krahasuar me Ascoli-n, që luan në Serie B dhe ka të njëjtat ngjyra si Juve, që u mposht 3-0 nga Real Madrid të martën në çerekfinalen e Champions League.

“Çfarë mendova për golin e Ronaldo-s? Ishte i mrekullueshëm, spektakolar,” shprehet veterani i televizionit për RMC Sport.

“Ai ka fizikun, por gjithçka duhet të shkojë mirë që të shënohet ai gol.

“Goli i parë ishte fantastik në aspektin taktik, ai arriti në zonë përpara dy mbrojtësve. Ishte një miks mes precizonit dhe zgjuarsisë që portugezi i ka.

“Gjithashtu duhet thonë se Ascoli u mundua ndaj Real Madrid të martën.”

Related posts

Icardi në Real Madrid, pas Ronaldos edhe të tjerë shprehen kundër këtij transferimi

Q.Autor

ZYRTARE/ Kthehet në Shqipëri pas gati 9 muajsh, Ersil Ymeri plotëson “armatën” e Kukësit

Delo.autor

PIOLIT I NEVOJITEN MUSKUJT NË MES/ Maldini gati t’i dhurojë mesfushorin e talentuar nigerian

F.autor

Leave a Comment