Futboll Premier League

Aguero nuk është i lumtur me Guardiolan

Aguero nuk është i lumtur nën urdhëratë e Pep Guardiolas dhe kjo mund ta largojë nga Manchester City.

Sipas asaj që mëson “GOAL” nga burime të sigurta, Sergio Aguero nuk është aspak i lumtur nën urdhëratë e ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.

Sulmuesi argjentinas nuk është më titullar i padiskutueshëm te Man City pasi shpesh para tij në sulm e nis ndeshjen braziliani, Gabriel Jesus dhe natyrisht se kjo nuk po i pëlqen ish sulmuesit të Atletico Madridit.

Burime të “GOAL” pran lojtarit kanë bërë të ditur se situata mund të shkojë aq larg sa që lojtari mund të largohet në verën e vitit 2018.

Aguero ka bërë 13 paraqitje këtë edicion në Premierligë, duke shënuar 10 gola. Ndërsa ka realizuar 13 në total në 19 paraqitje në të gjitha garat.

Kurse Jesus ka luajtur më shumë ndeshje se Aguero, por ka shënuar më pak. Në 16 ndeshje në Premierligë, ka realizuar tetë gola, ndërsa në 24 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola.

Related posts

VIDEO/ Eto’o mbërrin në aeroport, gati firma me Konyaspor

Q.Autor

Dibala do shpërblim pas finales, presidenti i Juves: Po, një birrë! (VIDEO)

Sadik.Autor

ASHPRSOHEN GJAKRAT/ Sergio RAMOS i bën “LIKE” fotos së LOVREN duke…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment