Futboll Seria A

Gattuso, rinovon deri në vitin 2021 me Milanin

Gattuso-Milan, rinovimi deri në vitin 2021 për dy milionë euro në sezon.

Gennaro Gattuso është pajtuar me Milanin për kontratën e re muajin e kaluar, ai do të qëndrojë në “San Siro” deri në vitin 2021, teksa do të përfitojë në sezon 2 milionë euro.

“Premium Sport” raporton se gjithçka është finalizuar kohë më parë, por që sot do të bëhet edhe zyrtare, teksa në kontratë besohet se do të ketë rritje të pagës, varësisht rezultateve që do t’i arrijë Gattuso në sezonin 2018/19.

Gattuso e zëvendësoi Montellan në fund të vitit të kaluar dhe për një kohë shumë të shkurtër, e ka transformuar krejtësisht Milanin.

Related posts

VIDEO e papublikuar më parë e tensionit në Beograd: Nëna e Andi Lilës e trembur dhe tensioni i gazetarëve

F.autor

DUELI I PARË ME KAMPIONËT E ITALISË/ Trajneri Pioli përballë Sarrit, synon të thyejë tabunë

Delo.autor

DHUROI SPEKTAKËL/ Jordi Alba: Të mposhtësh REALIN është si të fitosh…

Isa.Autor

Leave a Comment