Futboll Seria A

Hamsik: Maradona është më i miri i të gjitha kohërave

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, ia ka dhuruar fanellën e tij legjendës Diego Maradona, të cilin e cilëson si më të mirin të të gjitha kohërave.

Mesfushori sllovak u bë golashënuesi më i mirë në histori të Napolit, duke kaluar Maradonën me 115.

“Përshëndetje Diego”, e nis Hamsik në videon e postuar në Instagram.

“Jam këtu me këtë fanellë që është shumë speciale për mua, është ajo me të cilën të arrita ty dhe shënova golin e 115.

“Është nder i madh që të jem përkrah kampionëve si ti. Kur shënova atë gol, thash se të të dhurojë një dhuratë të vogël me dedikimin: ‘Diego, më i miri i të gjitha kohërave; me admirim dhe dashuri’.

“Shpresoj të të pëlqej, një përqafim dhe Foca Napoli përgjithmonë!”.

Related posts

LIVE/ Tirana-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Edon Hasani kalon në avantazh bardheblutë (VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) Zyrtare/ Largohet nga Barcelona pas 8 sezonesh

Q.Autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Messi dyfishon shifrat për “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment