Futboll

Katari do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2019!

Në pritje të listës zyrtare të pjesëmarrësve, që do të zbulohen në ditët e ardhshme, mes kombëtareve protagonist në Kupën e Amerikës 2019 ka të ngjarë të jetë Katari.

Lajmin e ka bërë të ditur, në prag të mbledhje së jashtëzakonshme që do të zhvillohet në Bilbao, është Ivan Bravo, drejtori i përgjithshëm i grupit arab “Aspire”, që siguron se ka marrë një ftesë zyrtare.

Por nuk mbyllet me kaq. Liga e Kombeve ka frenuar idenë e pjesëmarrjes së skuadrave në Europa në këtë veprimtari dhe kësisoj kanë nisur kontaktet me ekipet nga Azia dhe Afrike.

Kontaktet vazhdojnë prej kohësh dhe në Brazil, vendi që do të presë veprimtarinë, mund të shkojnë edhe Japonia e Kina.

Për të ardhmen është menduar se Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut do të organizojnë një kampionat të ngjashëm me Europianin dhe do të zhvillohet një herë në katër vjet në SHBA.

Related posts

Merkato, Milani ka gati ofertën për transferimin e Julian Brandt

Q.Autor

CHAMPIONS/ Adrian “shkurorëzon” Liverpoolin, kualifikohet Atletico

Delo.autor

Djali i ish-lojtarit të madh të Milanit zëvendeson Neymarin te PSG-ja

Q.Autor

Leave a Comment