MMA

McGregor: Askush nuk ma heq dot titullin kampion

McGregor, i cili teknikisht është akoma kampioni i peshës së lehtë të UFC, pritet të zhvishet nga titulli i tij duke filluar nga momenti që eventi kryesor i UFC 223 mes Khabib Nurmagomedov dhe Max Holloway të fillojë.

McGregor ishte kampion i dy titujve në dy pesha të ndryshme, por ai i peshës pupël iu hoq. Kanë kaluar 500 ditë që kur ai filloi titullin e peshës së lehtë ndaj Eddie Alvbarez në UFC 205 në nëntor të 2016, por McGregor akoma nuk e ka mbrojtur titullin.

McGregor ka qenë i zënë me sfidën e shekullit ndaj Floyd Mayweather, që e humbi në raundin e 10-të. Tifozët e UFC kanë kërkuar rikthimin e tij në MMA, por irlandezi është duke e marrë shtruar.

Presidenti i UFC Dana White ka deklaruar se regjimit të McGregor në peshën e lehtë do t’i vijë fundi të shtunën. Gjithsesi, ai ka shtuar se Conor do të ndeshet brenda vitit 2018.

Tani ka ardhur edhe përgjigja e McGregor, i cili ka përdorur Twitter për të thënë se: “Askush nuk do të ma heqë titullin.”

Bota do ta marrë vesh të shtunën pasi të ketë përfunduar UFC e New York.

Related posts

ARTE MARCIALE MIKSE/ Sportistja seksi e MMA-së: Fitoj më shumë nga Instagrami se nga UFC-ja

Delo.autor

“SFIDON” MACRON PËR FJALËT NDAJ ISLAMIT/ Khabib: Fshihet pas sloganit të lirisë dhe ofendon ndjenjat tona

Delo.autor

VAZHDON ECURINË E TIJ TË FRIKSHME NË “UFC”/ Adesanya FITON titullin KAMPION me një “KO” të dhunshëm

Delo.autor

Leave a Comment