Futboll

De Bruyne: “Refuzova Bayernin e PSG-në për Manchester Cityn”

De Bruyne bën të ditur se edhe Bayerni e PSG-ja kanë insistuar në verën e vitit 2015 për t’i siguruar shërbimet e tij, por preferoi kalimin në Premierligë te City.

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, pranon se ai kishte oferta nga klubet më të mëdha të Evropës, gjatë kohës sa ishte te gjermanët e Wolfsburgut.

Bayern Munich dhe PSG, këto ishin dy skuadrat që insistuan për belgun, por preferoi kalimin në Premierligë te City, që pagoi 70 milionë euro në vitin 2015 për ta marrë atë nga Bundesliga.

“Kam pasur mundësinë të shkoj në Bayern Munich, PSG ose të qëndroj në Wolfsburg. Por, unë mendova se për mua, lloji i futbollit të luajtur nga Manchester City më përshtatet më mirë dhe zgjodha ata”, deklaroi belgu.

De Bruyne ka shënuar shtatë gola këtë edicion dhe ka dhuruar 15 asiste, çka do të thotë se ka kontribuar në 22 gola për klubin e Pep Guardiolës që me një fitore të mundshme nesër kundër Manchester United, edhe matematikisht do të shpallej kampion i Premierligës për sezonin 2017/18. /Gazeta Express/

Related posts

“BENZEMAN DO TA VDES NË FUSHË”/ Batuta e Ancelottit: Zëvendësimi? Të jeni të sigurt se kur të vijë dita…

Delo.autor

NUK NDALET NË MERKATO/ Skuadra e Kategorisë së Parë pranë akordit me ish-mbrojtësin e Dinamos…

Delo.autor

LUKAKU SHPËTIMTARI I INTER/ Conte nuk ka asnjë pishman, duartroket lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment