Futboll

CSKA Moskë, përballet kundër Arsenalit me të njëjtën mbrojtje 12 vjet më pas

Akinfeev, Ignaschevich, A.Berezutski, V.Berezutski. Kështu nis gjithmonë formacioni i skuadrës së CSKA Moskë. Tanimë është bërë refren për komentatorët.

Portieri dhe tre mbrojtës, me të cilëve dy binjakët Berezutski kanë qenë blloku historik i skuadrës ruse, në më shumë se një dekadë.

Të enjten, kundër Arsenal në Europa League, trajneri Viktor Goncharenko, i aktivizoi të katërt. Herën e fundit që Arsenal dhe CSKA ishin përballur daton në vitin 2006 në grupet e Champions League, 12 vjet më parë.

Atëherë, CSKA luante me Akinfeev, Ignaschevich, A.Berezutski, V.Berezutski…

Vasili dhe Aleksej Berezutski kanë lindur në Moskë më 20 qershor 1982 dhe luajnë te CSKA që nga viti 2001. Kanë koleksionuar përkatësisht 522 dhe 494 ndeshje. Më i vjetri është Iganishecich, i lindur në vitin 1979 dhe ka luajtur 531 ndeshje me CSKA, duke shënuar 46 gola.

Pas shpinës së tyre është si gjithmonë Igor Akinfeev, portieri dhe kapiteni i Rusisë, i lindur në vitin 1986 dhe që ka debutuar me ekipin e parë që 17 vjeç…

CSKA ka pasur trajnerë të ndryshëm, nga Gazzaev te Artur Jorge, nga Zico te Juande Ramos, nga Slutsky te Goncharenko, vetëm mbrojtja nuk ndryshon kurrë.

Related posts

“DEJA VU” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli-PSG, Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORI/ Përmbysje dhe spektakël, Kroacia mposht Kanadanë dhe ngjitet në vendin e parë në grup

F.autor

I SKADON KONTRATA NË 2027/ Por City e ka me nxitim për rinovimin e Haaland

F.autor

Leave a Comment