Të tjera

Nadal luan tenis me kombëtaren në një fushë të dueleve me dema

Kanë nisur sot në Valencia ndeshjet çerekfinale të Kupës Davis për meshkuj në tenis, ku përballë njëra-tjetrës janë kombëtaret e Spanjës dhe Gjermanisë. E veçanta e kësaj përballje është se ndeshjet po luhen në “Plaza de Toros”, që është arena ku zakonisht zhvillohen duelet me dema, por që në këtë event është përshtatur për të mirëpritur ndeshjet e tenisit.

Natyrisht që u luajt në një fushë me dhè, sipërfaqja e preferuar edhe e tenistit spanjoll Rafael Nadal (numri 1 në botë), që do të luajë me kombëtaren iberike në këtë turne. Por të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga transformimi i arenës nga një përballje me dema në një fushë tenisi, përfshi edhe tenistët e kombëtares gjermane.

Ja pamjet spektakolare të këtij transformimi të arenës.

Related posts

Ski/ Suela Mëhilli e mbyll me sukses garën në Lojërat Olimpike, renditet e 54-ta

Q.Autor

NBA/ Thyen rekordin e Kobe Bryant, por James nuk eviton dot humbjen e Lakers

Delo.autor

LOJRAT OLIMPIKE USHTARAKE BOTËRORE/ Luiza Gega nuk di të ndalet, siguron një tjetër medalje

Delo.autor

Leave a Comment