Boks Sport Të tjera

U BË BUJË NË RRJETET SOCIALE/ Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Një boksier italian i quajtur Mikele Broili është pezulluar nga sporti pas disa tatuazheve naziste në trupin e tij.

Ky vendim erdhi nga një kërkesë e Zyrës Kombëtare të Diskriminimit Anti-Racor drejtuar Federatës Italiane të Boksit duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të boksierit nga Trieste.

Në sfidën ndaj rivalit Hasan Norudine, Broili u pa me një numër të madh tatuazhesh me bazë nazizmin në trupin e tij duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tatuazhet përshkruanin në veçanti simbolin e ”Schutzstaffeln”, Kokat e Vdekjes, një njësi paraushtarake e ngarkuar me kontrollin e kampeve të përqendrimit të Gjermanisë Nacional Socialiste.

Tani Broili ndodhet nën hetim dhe nuk dihet nëse do të kthehet më në ring pasi çështja është ende nën hetim deri sa të mësohen shkaqet e vërteta të këtij veprimi.

Related posts

NUK BIND TEK CHELSEA/ Klubi anglez gati të largojë portierin më të shtrenjtë në botë

Delo.autor

KOMPLIKOHET SHITJA E TIJ/ Nejmar mungon në miqësoren e radhës për PSG-në për shkak të…

F.autor

Atletico-Inter/ Formacionet zyrtare: Shijoni blerjet e reja në Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment