Futboll Premier League

“Revolucioni blu”, nëntë futbollistë do të largohen nga Chelsea…

Chelsea mund të largojë plotë nëntë futbollistë gjatë merkatos së verës, nëse nuk arrin një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm, duke shkaktuar një revolucion të mirëfilltë në klubin “blu”, sipas asaj që bën të ditur shtypi britanik.

“The Telegraph” ka shkruar se presidenti i londinezëve, Roman Abramovich, ka vendosur të merret personalisht me klubit gjatë merkatos së verës dhe këto ndryshime tregojnë se edhe e ardhmja e “yjeve” Eden Hazard dhe Thibaut Courtois mbetet në dyshim.

Dy futbollistët nga Belgjika kanë refuzuar rinovimin e kontratës dhe emrat e tyre janë lakuar për një kalim te Real Madrid.

Futbollistët e tjerë që kanë bërë valixhet gati janë Cesc Fabregas, Pedro, Gary Cahill, David Luiz, Olivier Giroud, Alvaro Morata dhe Willian.

Related posts

ANALIZON “AZZURRËT”/ Sacchi: Italia e Mancini-t ka bërë më shumë nga sa mendohej. Ja çfarë i mungon

Delo.autor

“TËRMET 6 BALLË” NË CHAMPIONS/ Manchester City mposht me GOLEADË Leipzig

Delo.autor

“TË FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR NDAJ LAÇIT”/ Egbo: Nuk kam frikë të them jemi për titull, por…

Delo.autor

Leave a Comment