Futboll La Liga

Barcelona, nën hetim nga UEFA për shkak të tullumbaceve

Çdo nismë me sfond politik nuk pranohet nga UEFA dhe çdo abuzim më rregulloren ndëshkohet me ashpërsi. Kështu do të ndodhë edhe me “Camp Nou”, ku Barcelona ka zbutur Roma-n me katër gola, por për të cilin është hapur një hetim. Tifozët “blaugrana”, në fakt, kanë hedhur në fushë, në formë proteste për politikanët katalanas të arrestuar, disa tullumbace të verdha. Për shkak se disa prej këtyre kanë prekur barin e fushës, arbitri Danny Makkelie ka ndërprerë ndeshjen për disa sekonda.

Kjo çështje do të analizohet më 31 maj nga Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit që do të përcaktojë se çfarë masash do të mund të merren ndaj Barçës. Sipas së përditshmes katalanase “Mundo Deportivo”, UEFA ka hapur një procedurë disiplinor kundrejt klubit spanjoll për hedhjen e tullumbaceve gjatë ndeshjes së të mërkurës kundër Roma-s në “Camp Nou”.

Nisma ka nisur para ndeshjes në rrjetet sociale nga “CDR”, Komiteti për mbrojtjen e Republikës, që ka bërë thirrje që asnjë objekt të mos përfundonte në fushë. Një kërkesë kjo që nuk është respektuar, duke parë se arbitri ka qenë i detyruar të ndalojë ndeshjen. Tani, UEFA do të vendosë se çfarë mase do të marrë.

Related posts

TËRMET TEK INTERI/ Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm, ja kur pritet rikthimi…

Isa.Autor

VETËM 22 VJEÇ/ Ylli i Bayern arrin diçka të jashtëzakonshme pas triumfit në Bundesliga

Delo.autor

“ISHIN SKUADRA MË SOLIDE, POR TREGUAM KARAKTER”/ Flet Higuain: E nisa nga stoli sepse…

Delo.autor

Leave a Comment