Të tjera

Trajnerët kundër Djokovic: Nuk dëgjonte këshillat tona

Divorci i tenistit serb Novak Djokovic fillimisht nga Andre Agassi e më pas nga Radel Stepanek ka krijuar jo pak polemika, sidomos pas deklaratës së ish-tenistit çek, që edhe pse është një mik i mirë i Djokovic nuk i ka kursyer kritikat. “Edhe pse kjo ishte përvoja ime e parë si trajner dhe ajo zgjati shumë pak, mësova shumë gjëra dhe pata mundësinë të punoja me një nga tenistët më të mirë në botë. Madje punova edhe me Andre Agassi, një nga më të mirët e historisë”, tha Stepanek.

Është një mëkat që ky bashkëpunim përfundoi kaq shpejt, por kjo ndodhi pasi unë e Andre kishim opnione të ndryshme nga Novak, madje kjo gjë ndodhte shumë shpesh, ndaj dhe marrëdhënia u mbyll këtu. Me Andre kishim mendim të njëjtë në shumë gjëra, të njëjtën ide për ta bërë tenisin e Djokovic sa më të bukur, por ai shpesh nuk na dëgjonte. Pavarësisht kësaj, marrëdhënia ime personale me Novak nuk do të ndryshojë asnjëherë dhe i uroj më të mirën”, u shpreh Stepanek.

Related posts

KORONAVIRUSI/ “WADA” mbyll agjensinë e saj antidoping në Kinë para Olimpiadës

Delo.autor

MOTO GP/ U aksidentua në Silverstone, mjekët marrin vendimin për pilotin italian

Delo.autor

Federer mund të tërhiqet edhe këtë sezon nga turnetë e fushave me dhè

Q.Autor

Leave a Comment