Futboll Premier League

Sulmuesi rikthehet titullar te Liverpool, pas 916 ditësh

Sulmuesi i Liverpool, Danny Ings, luajti në formacion në derbin e “Merseyside” kundër Everton për herë të parë pas dy vitesh, gjashtë muajsh dhe tre ditësh, pra plot 916 ditë.

Ai ishte për herë të parë titullar që kur Jurgen Klopp ka marrë drejtimin e “të kuqve”. Për herë të fundit kishte qenë titullar, sërish kundër Everton më 4 tetor 2015.

Klopp bëri pesë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e mesjavës kundër Manchester City, duke lënë pushim disa titullar, pikërisht për ndeshjen e kthimit.

Ings luajti në sulm në krah të Saido Mane dhe Dominic Solanke. Ndeshja u mbyll 0-0 dhe kësisoj Liverpool nuk e humbet derbi prej 14 ndeshjes.

Related posts

“DRIBLON” ZEMËRIMIN E DI MARIA/ Scaloni: Kombëtarja mbështetet edhe nga jashtë…

Delo.autor

EURO 2020/ Goli i parë që nga viti 2015, mesfushori Cazorla nuk fal ndaj Maltës (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ SPEZIA/ “Kuqezinjtë” marrin tre lajme të mira nga stërvitja. Pioli përgatit ndeshjen e radhës me buzëqeshje

Delo.autor

Leave a Comment