Basketball

Euroleague, përcaktohen çiftet çerekfinaliste të play off-it

Pas përfundimit të javës së 30-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në Euroleague, janë përcaktuar tetë skuadrat çerekfinaliste: Ato janë CSKA Moskë, Fenerbahce, Olympiacos, Panathinaikos, Real Madrid, Zalgiris Kaunas, Baskonia Gasteiz dhe Khimki Moskë, të cilat do të vijojnë garën për trofeun më të rëndësishëm Europian në basketboll për meshkuj.

Ndërkohë, në bazë të renditjes së skuadrave, është përcaktuar edhe kalendari i fazës çerekfinale, ku spikat derbi moskovit mes CSKA-së dhe Khimki, por sfida më e fortë e kësaj faze parashikohet të jetë ajo mes Panathinaikos dhe Real Madrid. Në fazën gjysmëfinale të Eurtoleague, ose siç njihet ndryshe “final four”, shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 6 ndeshjet çerekfinale.

Euroleague – Çerekfinalet e play off-it

17 prill, CSKA Moskë – Khimki Moskë, ora 19:00

17 prill, Panathinaikos – Real Madrid, ora 20:15

18 prill, Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, ora 19:15

18 prill, Olympiacos – Zalgiris Kaunas, ora 20:15

Related posts

NBA, James dhe Harden dhurojnë spektakël

Q.Autor

NBA/ Mori leje për të shkuar në funeral, basketbollisti i njohur kapet “mat” në Strip

Delo.autor

Nuk ndalet Prishtina, Golden Eagle Ylli e shkatërroi Pejën

Q.Autor

Leave a Comment