Futboll Ligue 1

Presidenti i PSG, Al Khelaifi: Neymar te Real Madridi? Është e pamundur!

Me përqendrimin e plotë të PSG-së në Doha, presidenti i ekipit francez, Al Khelaifi, foli mbi çdo thashethem, që e lidh yllin e tij të madh me një transferim te Real Madridi. Para një pyetjeje të tillë, ai tha: “Neymar te Real Madridi? Eshtë e pamundur”. Udhëheqësi i gjigantëve francezë e di se braziliani është çelësi i ekipit të tij, nëse dëshiron të arrijë Ligën e Kampionëve, ndaj nuk do të lejojë që ai të largohet.

Tani për tani, Neymar do të vazhdojë të formojë një sulm me Mbappe dhe Cavani, çka parashikohet të vijojë për një kohë të gjatë nga presidenti i parizienëve. Për momentin, braziliani dhe Al Khelaifi po përqëndrohen në kapërcimin e Real Madridit në fazat e eliminimit direct të Ligës së Kampionëve, një provë zjarri, në të cilën do të shihet nëse parizianët kanë ndërmarrë ndonjë hap përpara me afrimet cilësore të verës.

Related posts

Liverpool mposht Evertonin, Van Dijk fiton zemrat e tifozëve në debutim

Q.Autor

Fusha më e bukur e futbollit sapo është ndërtuar në Maldive

Sadik.Autor

ÇFARË GAFE! Mbrojtësi Subotic godet në ajër prej dy metrash larg portës (Video)

Delo.autor

Leave a Comment