Futboll La Liga

Barcelona – Leganes: Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Barcelona është duke shkuar me hapa të sigurt drejt tri pikëve të ardhës dhe rekordit historik prej 38 ndeshjeve pa humbje në ligë.

Barça, e udhëhequr si gjithmonë nga njeriu i vet kryesor, Lionel Messi, është duke fituar 2-0 ndaj Leganes në “Camp Nou” pas 45 minutave të parë të ndeshjes së javës së 31-të të La Ligës.

Djelmoshat e Ernesto Valverdes e kanë dominuar këtë pjesë lojë me raste dhe me posedim të topit.

Por, ka qenë Messi ai që është veçuar, pasi së pari shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën  e 27-të, para se ta çonte në 2-0 epërsinë e Barçës vetëm pesë minuta më pas

Related posts

Milan tregon objektivin e verës, ‘piketohet’ ylli i Portos

Q.Autor

Superkupa e Kosovës/ Finalja Drita-Prishtina, teston stadiumin “Fadil Vokrri”

Isa.Autor

Man City i frikshëm, me lehtësi e mposhti Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment