Futboll Premier League

Guardiola, pas humbjes në derbi: Mendoj vetëm për Liverpool

Një tjetër humbje, sërish me tre gola të pësuar. Pas humbjes kundër Liverpool, në çerekfinalen e parë të Champions League, muaji prill vazhdon të jetë i keq për Manchester City, që u mposht 3-2 nga Manchester United në derbi.

Gjithsesi, trajneri Pep Guardiola do të kishte preferuar që të shkonte te ndeshja e kthimit në Champions me titullin e Premier League në xhep, por pavarësisht se skuadra e tij ishte në avantazh të dyfishtë, u mposht 3-2 nga United.

“Futbolli nuk është matematikë, – tha trajneri i Manchester City për “Sky Sports”. – Ne bëmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje, por nuk e mbyllëm në pjesën e parë dhe nuk patëm fat për të barazuar, pavarësisht nga sforco në fund.”

Më pas, Guardiola shtoi: “Manchester është skuadër cilësore, shumë e aftë dhe në pjesën e dytë na e tregoi diçka të tillë, pavarësisht se ne i kishim të gjitha mundësitë për të shmangur humbjen. Më vjen keq mbi të gjitha për tifozët, por tani mendojmë vetëm për ndeshjen e së martës kundër Liverpool.”

Related posts

Carabao Cup/ Chelsea përmbys në fund, magjia e Hazard eliminon Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

Real Madrid planifikon skuadrën e 2018/19: Një anësor, një sulmues

Sadik.Autor

I NXJERR TË PALARAT RONALDOS/ Helguera: E kthente shtëpinë në lokal nate, harbohej me dhjetëra vajza

Delo.autor

Leave a Comment