Futboll Premier League

Antonio Conte: “Chelsea” duhet të jetë realiste

Antonio Conte i ka thënë Chelsea-t të jetë realist për mundësinë e të luajturit në Europa League sezonin e ardhshëm.

Humbja 3-1 në javën e kaluar ndaj Tottenham në Stamford Bridge i ka shuar shpresat e Bluve për një vend mes katër më të mirëve.

Aktualisht pas fitores 2-1 të Spurs ndaj Stoke City të shtunën, Chelsea është 11 pikë mbrapa me sfidën ndaj West Ham që është për t’u luajtur të dielën pasdite.

“Unë mendoj se, për një klub si Chelsea, është e rëndësishme të luajë në Champions League ose në Europa League. Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë realitetin.

“Ishte parashikimi im që do të vuanim. Mbase sezonin e ardhshëm parashikimi im do të jetë më i mirë. Mendoj se bëhesh më i fortë pas disfatës. Kur fiton, nuk kupton problemet e vërteta.

“Mendoj se kur nuk fiton, duhet shumë forcë për të ndryshuar situatën.

“Gjëja më e rëndësishme është të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pas do të flasim për të ardhmen.”

Related posts

YLLI SANE HUMB NJË RAST Ë ARTË/ Salah nuk u beson syve, shikoni reagimin e çuditshëm të egjiptianit (VIDEO)

Delo.autor

Interi tërhiqet nga gara për të nënshkruar yllin brazilian

Sadik.Autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Pas një asist nga Valverde, ylli Benzema ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment